U emërua në 2024 Shef i Policisë Kufitare në Sarandë, kush është Elvis Dervishi, efektivi i shpallur në kërkim nga SPAK për disa vepra penale

Elvis Dervishi është një prej efektivëve të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit të SPAK që po zhvillohet këtë të shtunë.

Dervishi aktualisht në postin e shefit të Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë akuzohet nga SPAK për “trafikimi i narkotikëve”,“Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”. 

Po kush është Elvis Dervishi?

Elvis Dervishi mban aktualisht postin e Shefit të Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë. Dervishi është emëruar në këtë post më 18 Gusht të vitit 2024, nga disa ndryshime të bëra asokohe në Policinë e Shtetit.

Para se të emërohej në këtë post Dervishi ka qënë Kryekomisar. Dervishi, me një eksperiencë të gjatë në sektorët e policisë kufitare, është transferuar në Sarandë pas detyrës së mëparshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Elvis Dervishi zëvendësoi në detyrën e shefit Fadil Velin, i cili u emëruar Shef i Sektorit të Kufirit në Drejtorinë e Policisë për Kufirin dhe Migracionin në Gjirokastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *