Trukim i rezultateve të primareve në Qarkun e Vlorës? Shumë pikëpyetje për procesverbalin e publikuar nga Bujar Leskaj
Bujar Leskaj, drejtuesi politik i qarkut Vlorë, ka publikuar procesverbalin përfundimtar të rezultateve të votimit në primaret e zhvilluara në këtë qark, duke e cilësuar atë si “rezultatin zyrtar të votimit”.
Megjithatë, në këtë dokument ka ngjallur dyshime të shumta për transparencën dhe saktësinë e procesit zgjedhor. Një nga çështjet që ka shkaktuar habi është mungesa e një shifre zyrtare të numrit të votuesve, çka ka ngritur shumë pikëpyetje lidhur me vërtetësinë e rezultatave të paraqitura.
Kjo ka shtuar dyshime për mundësinë e manipulimit të numrave të votave, duke e bërë këtë proces më të dyshimtë për opinionin publik. Në postimin e tij, Leskaj shkruan: “Rezultati zyrtar i votimit në Primaret 2025 për qarkun e Vlorës…”, por pa dhënë informacion të mjaftueshëm mbi numrin e votuesve të regjistruar dhe të përfshirë në procesin zgjedhor.
Kjo ka sjellë reagime nga disa anëtarë të opozitës dhe qytetarë të cilët kërkojnë transparencë më të madhe dhe informacion të plotë mbi procesin zgjedhor të primareve.