“Vazhdojmë në vendin e parë”, Adrian Gurma uron ekipit pas fitores në derbi

Kryebashkiaku Adrian Gurma, njëkohësisht dhe presidenti i ekpit ka uruar Butrintin për fitoren e sotme në derbi kundër Delvinës.

“Urime ekipit për fitoren e 9-të radhazi. Vazhdojmë në vendin e parë. Forca BUTRINTI”, shkruan Gurma.

Butrinti mban vendin e parë në renditje dhe synimi është ngjitja në Kategorinë e Parë.

Ekipi sarandiot në derbin e sotëm fitoi me rezultatin e pastër 2-0 fal golave të Miranit dhe Mario Gurmës. /Sarandanews.com/