Pjesë e listës së hapur të PS për Vlorën, Ardit Bido: Do hyj në garë për të fituar! Oferta ime është…
Ardit Bido do të kandidojë për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, ku është pjesë e listës së hapur të PS për qarkun e Vlorës.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Top Story në Top Channel, Bido u shpreh i sigurt se po hyn në një garë për të fituar.
Gjatë intervistës ai argumentoi ofertën që ka për qytetarët e qarkut të Vlorës.
Pjesë nga intervista:
Ardit Bido: Unë jam besimplotë. Po hyj në një garë për të fituar, përfaqësuar zonën ku jam lindur dhe jam rritur. Ka ardhur momenti që të përfaqësohet nga djemtë e këtij qarku. Kam 17 vite në jetën publike.
Grida Duma: Sa vota do arrish të mbledhësh?
Ardit Bido: Do kërkoj vota personale. Ne (Shqipëria) kemi qenë paranojë dikur dhe kemi humbur dritaret për integrimin evropian. Në nivelin lokal është oferta që unë ofroj të jem zëri në parlament. Se sa qytetarë do të më besojnë votën, mbetet për t’u parë.
Unë 17 vite në jetën publike, mbaj qëndrime. Kam përvojë në administratën shtetërore. E njoh administratën. Në botën akademike jam pedagog. Oferta ime ndaj tyre është oferta e një djali që vjen nga ai qark, ka mbajtur qëndrime dhe këtë ofertë ua jap qytetarëve. Kush ua komunikoi?
Ardit Bido: Bledi Çuçi.
Grida Duma: Prej sa kohësh e prisnit mundësinë?
Ardit Bido: Kam hezituar për arsye të një farë rehatllëku që na zë. Sfidat i mendojmë dy herë, ka qenë diskutim në vijim. Unë jam pjesë e listës së hapur në qarkun e Vlorës.
Grida Duma: Një pikë të fortë të kundërshtarit
Ardit Bido: Cili është kundërshtari? Partitë e tjera politike. Ka oferta politike, jo kundërshtar. Në këtë pikë, flasim për pluset dhe minuset. Nuk shoh te oferta përballë e PD një ofertë politike që mundëson që unë të them ‘do doja të isha aty’.