Olti Çaçi mirëpret pjesëmarrësit e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Sarandë
Kryetari i Bashkisë Sarandë, Olti Çaçi, ka pritur sot me kënaqësi pjesëmarrësit e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, në kuadër të turit të tyre në jug të vendit.
Gjatë vizitës, pjesëmarrësit u njohën nga afër me traditat dhe vlerat historike të zonës, si dhe me zhvillimin ekonomik dhe potencialin turistik që ofron Saranda.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua informimit mbi organizimin e punës dhe menaxhimin e të ardhurave në nivel lokal, duke shfaqur një panoramë të qartë të progresit dhe sfidave të qytetit bregdetar.