Një bibliotekë e re do të hapë dyert për të rinjtë e Delvinës!

Një bibliotekë e re do të hapë dyert për të rinjtë e Delvinës!

Lajmi është bërë me dije nga Ministrja Bora Muzhaqi.

POSTIMI

Së shpejti, një hapësirë e re e dedikuar librit dhe dijes do të bëhet streha ideale për të rinjtë e zonës, duke u ofruar atyre mundësi të pafundme për të zgjeruar botëkuptimin dhe horizontin e tyre.

Së bashku me Drejtorin e @Agjencia Kombëtare e Rinisë AKR, Z.Geron Ibrahimi, nënshkruam kontratën për të sjellë në jetë këtë projekt ambicioz, që synon krijimin e një biblioteke rinore – një qendër edukative, kulturore dhe profesionale për të rinjtë e komunitetit.

Nëpërmjet kësaj qendre jo vetëm leximi, synohet:

Akses në literaturë bashkëkohore dhe materiale digjitale.

Trajnime dhe aktivitete për fuqizimin e të rinjve, veçanërisht për ata në kushte të disavantazhuara ose me aftësi të kufizuara.

Hapësira për evenimente artistike, letrare dhe diskutime tematike.

Kjo bibliotekë do të impaktojë rreth 400 të rinj, duke krijuar një mjedis gjithëpërfshirës dhe të barabartë, ku dijet dhe mundësitë janë të hapura për të gjithë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *