Në një koalicion me Vangjel Dulen, Shpëtim Idrizi: Jam me agjerim, nuk e dija…

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka folur mbi negociatat me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se marrëveshja e tij është vetëm me PD dhe jo me PBDNJ.

Idrizi u shpreh se PDIU ka qenë gjithmonë në koalicion me PD dhe se kjo marrëveshje është mundësia më e mirë për të përfaqësuar kauzat e PDIU-së në parlament.

“Që në krye të herës e dija që Dule do të ishte pjesë e koalicionit. Nuk ka fabrikim më keqdashës dhe idiotësi politikë e njerëzore të diskutuar sic e kam parë kohët e fundit. Është të nxjerrësh tym nga hiçi. PDIU ka diskutuar, ka një marrëvehsje të shkruar me PD. Kemi marrëveshje me PD që do dalë në mënyrë publike.

Unë nuk kam asnjë lidhje me Dulen, as e di fare kë ka marrë Sali Berisha në koalicion. Po kaloja para zyrave në rrugë dje dhe më del njëri më thotë hajde pimë një kafe. I thashë që jam me agjërim. Më tha se është me PD, me Sali Berishën dhe më tha ‘dëgjo, që bëre marrëveshje me Berishën bëre shumë mirë, po atë me Dulen ça e kishe’.

Për atë i thashë pyet Berishën se ai ka bërë koalicion me Dulen, jo unë. Unë kam negociuar deri në orët e fundit dhe nuk dija asnjë parti tjetër kush ishte në koalicion me PD. Nuk mund t’i them Berishës mos fut Vangjel Dulen, Fatmir Mediun, etj. Koalicioni nuk është mes meje dhe tij. Kemi marrëveshje vetëm me PD. PDIU nuk ka asnjë problem me të drejtat e minoritetit grek që mbron PBDNJ”, tha Idrizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *