Rruga Kardhiq-Delvinë, Flamur Golemi: Gjirokastra bëhet me det, ofertë e përbashkët turistike me Sarandën

Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, thotë se numri i turistëve ka ardhur në rritje, ku si shifrën më të lartë përmend vitin 2019, me 120 mijë turistë.

Në një intervistë për MCN Economy ai tha se Gjirokastra nuk ka një sezon të caktuar edhe pse shtoi se fluksi fillon në prill e zgjat deri në tetor, por shprehet se ka turistë gjatë gjithë vitit.

Ai përmendi se në vitin 2020 pati ulje të numrit të turistëve, por shton se filluan shqiptarët që të njohin Gjirokastrën dhe se gjatë atij viti pati 80 mijë turistë dhe se në vitin 2021 pati mbi 100 mijë turistë.

Për Golemin rruga Kardhiq-Delvinë nuk e le Gjirokastrën si xhep, përkundrazi e afron me detin dhe krijon mundësi që bashkë me Sarandën të ketë një ofertë të përbashkët turistike.

Më poshtë intervista e plotë e Golemit.