Manjola Nikollo mbështet kandidaturat e Himarës dhe jo Sarandës, del në krah të humbësit Petro Gjikurisë

Ish-kryetarja e degës së PD Sarandë, Manjola Nikollo, ka ndarë një mesazh mbështetës për Petro Gjikurinë, kandidati humbës i zgjedhjeve të pjesshme të bashkisë Himarë, i cili ka vendosur të kandidojë për deputet në Qarkun e Vlorës.

Në një postim në rrjetet sociale, Nikollo e ka vlerësuar Gjikurinë si një njeri të jashtëzakonshëm, me një dashuri të palëkundur për vendlindjen e tij, pavarësisht se prej 34 vitesh jeton në Amerikë. Ajo e përshkruan atë si një zë të artikuluar dhe të përkushtuar për Himarën, duke i uruar suksese në këtë rrugëtim të ri politik.

Gjithashtu, Nikollo ndau një foto me dy miqtë e saj, Petro Gjikurinë dhe Ladi Kumiun, duke theksuar rëndësinë e njerëzve që vazhdojnë të kontribuojnë për të mirën e vendit të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *