Ina Majko: Fushata ime nuk ka nisur ende, por do të jetë një betejë për ekipin
Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, Ina Majko, ka deklaruar se fushata e saj elektorale ende nuk ka nisur, por kur të nisë, do të fokusohet te puna në ekip dhe jo te individi.
Në një postim në rrjetet sociale, Majko thekson se është pjesë e një skuadre që po punon për të siguruar mandatin e nëntë për PS-në në këtë qark.
“Çdo hap, çdo takim dhe çdo angazhim do të jetë në funksion të këtij objektivi të përbashkët,” shprehet ajo, duke ftuar qytetarët të mbështesin Partinë Socialiste dhe të votojnë numrin 5 në zgjedhjet e 11 majit.