Erjon Bani ‘greku” me çekiç shqiptar. Një eksod i tradhtuar dhe fije shërbimesh mes GJKKO e SPAK. (Dokumente, histori dhe rrethana)

Paramithia është një qytezë e vogël në komunën e Sulit në Greqi, e njohur si zemra e Çamërisë. Emigranti nga Paramithia, Sotir Bulgari, në vitin 1881 krijoi në Romë shtëpinë e bizhuterive “Bulgari”. Veshjet, parfumet dhe bizhutë luksoze të markës “Bulgari” kanë një origjinë çame, ashtu si e gjithë familja “Bani”, e larguar para dy brezash prej genocidit grek.

Si shumë familje myslimane çame të spastruara etnikisht prej shtetit grek, pas Luftës së Dytë Botërore në 1944 edhe familja “Bani” u dëbua nga Paramithia dhe erdhi në Shqipëri. Ajo u vendos në rrethinat e Sarandës.

Brahim dhe Feruze Bani janë gjyshi dhe gjyshja e gjyqtarit të GJKKO-së, Erjon Bani. Brahimi dhe Feruzeja lindën e rritën në Sarandë tre djem, njëri prej tyre quhet Ramiz, babai i Erjon Banit. Ramizi u martua me Irfanën, nënën e Erjon Banit. Ramiz dhe Irfania patën tre fëmijë: Erjon, Bledar dhe Rafaela Bani.

Duke kërkuar mundësi të reja në shtetin fqinj, Greqi, pas vitit 1990, Ramizi dhe Irfania kaluan disa herë kufirin duke shkuar në qytezën e të parëve, Paramithia, tashmë e pushtuar nga vllehët dhe “grekët”.

Në 1995 dhe 1996, ata ndërruan emrat me vendim të Këshillit Bashkiak Sarandë. Ramizi u bë “Jani” dhe Irfania u bë “Eleni”. Tashmë prindërit e Erjon Banit, nga çamë myslimanë, u kthyen në ortodoksë grekë.

Të njëjtën gjë bënë edhe dy vëllezërit e Ramiz (Jani) Banit, të dy ndërruan emrat, i shndërruan nga emra shqiptarë-çamë në greko-amerikanë.

Njëri u bë Stivi Bani dhe tjetri Dario Bani. Madje, xhaxhai i Erjon Banit, me emrin Dario, nuk ndërroi vetëm emrin, por edhe atësinë dhe amësinë; nga Brahim e ktheu atësinë në “Braham” dhe emrin e nënës nga Feruze e ktheu në “Maria”. Dario Bani tashmë quhet i biri i Brahamit dhe Maries, dhe jo më i Brahimit dhe Feruzesë.

Të gjithë të shndërruarit “Bani” nga çamë shqiptarë në ortodoksë grekë, përfituan dokumentet dhe pasaportat e shtetit fqinj. Familja çame myslimane e Brahim dhe Feruze Banit humbi identitetin dhe fenë. Tashmë kishte tre djem “grekë” të lindur si shqiptarë në Sarandë me emrat Jani, Stivi dhe Dario. Të tre ‘çamët’ krijuan familje në Shqipëri, të cilat i regjistruan edhe në Greqi si qytetarë të Greqisë. Të gjithë u pajisën me nënshtetësi greke.

Ndërkohë që Jani dhe vëllezërit e tij u morën me tregti dhe bisnese të dyshimta në dy anët e kufirit, Erjon Bani 19 vjeçar, dërgohet në Tiranë ku përfundon Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe Shkollën e Magjistraturës. Më pas ai u bë gjyqtar, ndërsa vëllai Bledar Bani dhe motra Rafaela Bani u larguan si “grekë”, njëri për në Belgjikë dhe tjetra në SHBA. Bledar Bani është kthyer në shtetas belg dhe jeton në Antwerp, ndërsa Rafaela Bani, si greke-amerikane, punon në një firmë avokatie në Teksas, SHBA.

Erjon Bani, bën një karriere të shpejtë dhe emërohet gjyqtar në Gjykatën e Posaçme, pas kalimit me shumë pikëpyetje të Komisionit të Vetingut.

Gjyqtari Bani, për të cilin thuhet se ka fshehur një dënim për një vjedhje ordinere në rini, gjendet në “ciklonin” publik për tre vendime të forta; njëri prej tyre është vendimi për të mbajtur në burg Lefter Kokën, i dyti ka të bëjë me masat e sigurisë për aferën e sterilizimit, Ilir Beqes, dhe vendimi i tretë, më i bujshmi është ai i “burgosjes” së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

Erjon Bani, gjyqtari çam me origjinë nga Paramithia, me xhaxhallarë dhe baba ‘grek’, vëlla “belg” dhe motër “amerikane”, ka vendosur të qëndrojë në Shqipëri e të japë kontributin e tij për ri-ngritjen e sistemit të drejtësisë shqiptare.

Në arsyetimin e vendimit për të mbajtur në burg Lefter Kokën, Erjon Bani shkruan si një patriot fanatik që fle në jastëk të mbështjellë me flamur shqiptar:

Në situatën aktuale, ekziston një opinion mosbesues nga opinioni shoqëror, por edhe nga institucionet ndërkombëtare ndaj organeve shtetërore dhe në veçanti ndaj organeve të drejtësisë lidhur me luftën kundër korrupsionit. Mbizotëron një opinion mosbesues se organet shtetërore dhe organet e drejtësisë nuk kryejnë detyrën e tyre në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe nuk ndëshkojnë rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Pasojat e këtij opinioni mosbesues kanë ndikuar dhe ndikojnë në imazhin e vendit në raport me lirinë ekonomike dhe shtetin ligjor, si dhe në zhvillimin ekonomik të shoqërisë dhe të aktiviteteve ekonomike private.

Po a është kaq patriot Erjon Bani? Faktet tregojnë se babai dhe xhaxhallarët kanë braktisur patriotizmin çam dhe fenë myslimane për “letrat” dhe flamurin grek. Të gjithë pinjollët e Brahim dhe Feruze Banit janë kthyer në grekë dhe kjo e ka një çmim…

Erjon Bani i biri i Janit dhe Elenit po trondit politikën e Shqipërisë duke vënë drejtësi në emër të Republikës së Shqipërisë, paçka se në Greqi në rekordet e shtetit fqinj shënohet Érion Báni o gios tou Tzáni kai tis Elénis.

Të gjitha këto fakte dhe rrethana mund të konsiderohen një rastësi nëse nuk do të eksiztonin edhe disa fakte të tjera. Dhe shumë rastësi duhet të paktën të tërheqin vëmendjen e Shërbimit Informativ Shqiptar dhe shërbimeve partnere për infiltimin e mundshëm të dorës së shërbimit grek në zemër të drejtësisë re.

Prokurori që po ‘furnizon me mish thertoren’ e çamit me flamur grek Erjon Bani, është Ols Dado, i emëruar prokuror në kundërshtim flagrant me ligjin në vitin 2008 në Progradec nga Ina Rama, i transferuar pas 10 mujash po nga Ina Rama nga Progradeci në Tiranë, i ngjitur me shpejtësi në pozicionin Drejtorit të Mardhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe i komanduar në SPAK në 1 janar 2023, dy muaj para se KLP të jepte pëlqimin për komandimin e tij, veprim ky që kapitullon KLP si një organ mbi SPAK-un. Jo vetëm kaq, por i diplomuar me pesa, Ols Dado jep mësim në Shkollën e Magjistraturës, pas një masteri të blerë, Shkollë në të cilën Dado, me mesateren e tij, nuk do të pranohej kurrë si student.

I gjithë ky zinxhirë skandalesh ndoshta nuk do të tërhiqte vëmendjen. Por, në vetedeklarimin e tij, Ols Dado rezulton se ka pasur një ndërprerje tre mujore nga fakulteti me natyre meditative. Pas dështimit për t’u bërë violinist, Ols Dado ka shkuar në Greqi për të bërë një kurs për Filozof. Pra, nuk ka shkuar për të vjelë ullinj si Adriatik Llala dhe Gjin Gjoni, por për filozofi! Pasi mbaroi kursin, me bagazh Aristotelik me vete, u kthye të vijojë shkollën për jurist.

Edhe violinist, edhe filozof, edhe ndërtues, edhe noter, edhe fustanexhi, edhe prokuror me pahir, edhe lac Shijaku në gjyq, edhe Xhi-Ban me dëshmitarët, sikur nuk shkojnë të gjitha bashkë.

Ndërkaq, djali i vetëm i Ols Dados, Kris Dado, rezulton me pasaportë greke, me certifikatë lindje në Athinë dhe i pagëzuar nga një prift grek. Kur mbushi 18 vjeç, Ols Dado i bleu një makinë Range Rover të kuq, me vlerë mbi 35 mijë euro, por që e deklaroi 25 mijë euro. Pra, dhuratë 35 mijë euro me pagë modeste në Prokurorinë e Përgjithshme.

Sapo mbaroi arsimin e lartë për juridik, Kris Dado, me ndërhyrjen e babait Ols Dado prokuror, u sistemua lehtësisht në Ministrinë e Drejtësisë. Në emër të të birit, Dado kamuflon edhe një apartament me vlerë mbi 300 mijë euro, në Bulevardin Zogu I, pranë Ministrisë së Drejtësisë, në një pallat me apartamentin tjetër të Dados, me shtesa pa leje, me vlerë mbi 300 mijë euro, deklaruar disa herë më pak. Këto pasuri nuk kanë lidhje me pallatin te Rruga e Kavajës, për lejen e të cilit i shkruante Erion Veliajt.

Nuk e dimë se si u është përgjigjur ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, fletëthirrjeve të vazhdueshme të Greqisë që Kris Dado të kryejë ushtrinë, por Ols Dado dhe Erjon Bani, i pari me pallat dhe i dyti me pallat dhe hotel në Sarandë, flasin greqisht në korridoret e GJKKO. Teksa ILD, KLP, KLGJ, Kuvendi dhe SHISH flenë, ndoshta një ditë edhe vendimet do t’i shkruajnë greqisht! /Marre nga Prapaskena/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *