DOKUMENTI/ Akuza për Adriatik Lapajn për ndërmjetësim në marrëveshjen për ndërtimin në Krorëzë

Lëvizja Bashkë ka hedhur akuza të forta ndaj Adriatik Lapajt, duke kërkuar sqarime për rolin e tij si ndërmjetësues në një marrëveshje për ndërtimin e një kompleksi turistik në Gjirin e Krorëzës.

Në një postim publik, aktivistët e Lëvizja Bashkë ka shpërndarë një dokument të firmosur nga Lapaj, i cili sipas tyre, provon përfshirjen e tij në këtë marrëveshje.

Në dokumentin e datës 3 maj 2023, firma “TDT & PARTNERS” SH.P.K. përfaqësuar nga Emil Andoni dhe Adriatik Lapaj, ka ndërmjetësuar marrëveshjen për ndërtimin e kompleksit, ku palët kanë rënë dakord që pronarët e truallit të përfitojnë 20% të sipërfaqes së përgjithshme të objektit turistik.

Lëvizja Bashkë ka ngritur shqetësime për lidhjet e kësaj kompanie me Dajlan Avdian, një ndërtues i fuqishëm që ka përfituar qindra milionë euro për projekte luksoze në bregdetin jugor të vendit, si dhe pas ndërtimit të tre kullave në Tiranë.

“Adriatik Lapaj, a është i vërtetë ky dokument ku figuron firma juaj si ndërmjetësues për marrëveshjen e ndërtimit të një kompleksi turistik në Gjirin e Krorëzës? A mund të sqaroni publikisht rolin tuaj në këtë marrëveshje?” – shkruhet në deklaratën e Lëvizjes Bashkë.

Këto akuza kanë ngritur shumë pikëpyetje mbi përfshirjen e Lapajt dhe ndikimin e tij në këto projekte strategjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *