Bledi Çuçi dhe Besmir Veliu marrin pjesë në takimin festiv të Shoqatës “Bashkimi Delvinjot” në Athinë
Drejtuesi politik i Qarkut Vlorë, Bledi Çuçi, si dhe kryebashkiaku i Delvinës Bmori pjesë në një takim festiv të organizuar nga Shoqata “Bashkimi Delvinjot” në Athinë, ku u takua me shumë delvinjotë të pranishëm. Takimi ishte një mundësi e shkëlqyer për t’u bashkuar dhe ndarë momente gëzimi, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së lidhjeve dhe traditave mes shqiptarëve jashtë vendit.
Në postimin e tij, Çuçi theksoi: “Kënaqësi të merrja pjesë në gëzimin tuaj e të takoja shumë prej jush. Të bashkojmë mendjet dhe zemrat në 11 maj dhe të vendosim me votë të ardhmen e Shqipërisë, drejt BE në 2030.”
Takimi i organizuar nga Shoqata “Bashkimi Delvinjot” ishte një ngjarje e bukur që theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe përfshirjes së komunitetit shqiptar në çdo vend për të formuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.