As 8-Marsi nuk i bën bashkë Ina Zhupën dhe Manjola Nikollon

8 marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, ka konfirmuar edhe njëhere tjetër tensionin në Partinë Demokratike, në degën e Sarandës.

Deputetja Ina Zhupa ka shpërndarë një mesazh urimi për gratë me poste në degën e PD Sarandë, duke theksuar rëndësinë e sakrificave të grave dhe vajzave në vendin tonë.

Ajo shkruan në postimin e saj: “Gruaja, forca e ndryshimit. 8 marsi është një ditë e veçantë për të kujtuar dhe reflektuar mbi sakrificën e përditshme të nënave, grave e vajzave në vendin tonë. Gëzuar me zonjat drejtuese të degës së Sarandës!”

Por ajo që vihet re në këtë postim është fakti i menjanimit të fotos së Manjola Nikollos, ish-kryetare e degës së PD Sarandë, dhe rivalja e Zhupës në garën e primareve.

Ky detaj është një tregues i përplasjeve mes të dyjave, që ndodhin brenda degës së PD Sarandë.

Nikollo, pavarësisht se ishte kryetare e degës, nuk arriti të sigurojë më shumë vota sesa Ina Zhupa në garën për primaret, duke e lënë Zhupën si fituese të kësaj gare.

Ky veprim i Zhupës për të përjashtuar Nikollon nga postimi i 8 marsit nënvizon tensionet e vazhdueshme mes tyre dhe përplasjet që vazhdojnë brenda strukturave të Partisë Demokratike në Sarandë. /Sarandanews.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *