Arrestimi i trajnerit Markelian Alinani nga SPAK, drejtimin e Delvinës e merr mjeku i ekipit…

Situatë e pazakontë te klubi i futbollit Delvina, por edhe në futbollin shqiptar.

Kjo për shkak se pak ditë më parë, trajneri Markelian Alinani, u arrestua me urdhër të SPAK, pasi akuzohet i përfshirë në një grup të strukturuar kriminale që kishte aktivitet në fushën e lëndëve narkotike.

Për rrjedhojë nga 4 marsi klubi kishte mbetur pa trajner, ndërsa sëfundmi është parë që seancat stërvitore i drejton mjeku, i cili po bën edhe trajnerin në stadiumin ‘Jovan Asko’. Ai po përgatit Delvinën për ndeshjet e radhes ne kampionat.

Kush është trajneri në probleme me drejtësinë

Markelian Alinani dikur futbollist i skuadrës së Bistricës në Delvinë është i njohur jo vetëm për karrierën në sport, por edhe për policinë. Në vitin 2012, kur ai ishte rreth 35 vjeç, është arrestuar, si pjesë e një grupi që po trafikonte lëndë narkotike kanabis nga Lazarati, drejt Sarandës.

Në vitin 2021, Markelian Alinani u arrestua sërish me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, kësaj radhe nën dyshimet se ishte përfshirë në veprën penale të “paracaktimit të ndeshjeve sportive”. Emri i Alinanit u shfaq gjatë një hetimi të SPAK-ut për ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *