Arben Çipa: Nga Berlini, me “detyra shtepie”
Nga Thoma Nika
Panairi Botëror i Turizmit në Berlin ishte eventi më impresionues i këtyre 5 vitevr të fundit, ku ka patur rastin të jetë. Me këtë vlerësim shprehet për RTSH Gjirokastra.
Arben Çipa, kreu i Industrisë së Turizmit për Sarandën. Ai flet për praninë në Panairin e Berlinit, të përfaqësuesve më të lartë të turizmit botëror dhe për prezantimin befasues që bëri Shqipëria, e vendosur në fokus të Panairit.
Eksperti i turizmit Çipa është edhe më shumë vlerësues, kur flet për anën praktike të Panairit, ku interesi ishte edhe më i lartë nga operatorët turistikë.
Sipas tij, u pa interes i shtuar i partnerëve të ndryshëm, për të bashkëpunuar më ngushtë me homologët e tyre shqiptarë. këtë viit turistik e në vijim.
Për Tregun gjerman të turizmit Çipa thotë se është treg sensitiv e me standarde shumë të larta, por disi i zgjatur në kohë, për ta quajtur edhe Shqipërinë Destinacion. Falë kontakteve dhe bisedimeve në Panairin e Berlinit, pritshmëritë janë që ë, së shpejti, ky treg të jetë konsiderueshëm i shpërndarë edhe në territorin shqiptar.
Ditët post Panair nga operatorët e Sarandës janë kthyer në ditë pune intensive, duke nisur me rifreskimin e kontakteve elektronike me partnerët. Këto ditë shënojnë kështu nisjen me bërjen e “detyrave të shtëpisë”, nga zyra dhe nga terreni, me vizionin dhe qasjen e re, që morën nga Panairi Botëror i Turizmit në Berlin.