Vullnetarja amerikane që shërben në Konispol

Haley Hunt është në një moshë fare të re. Në atë moshë kur të rinjve të brezit të asaj, në çdo vend të botës, u falet të thurrin ëndrra për të ardhmen e tyre. Edhe nga ato që dihet se janë fluturake. E prapë mbeten të bukura!
Ndërsa me Haley nuk ndodh kështu.

Kaq e re dhe prej dy vitesh, ajo zgjodhi të shërbejë në qytetin e ekstremit jugor shqiptar.
Për momentin ne e gjetëm në një orë mësimi të gjuhës angleze në shkollën e mesme të Bashkuar “Bido Sejko”.
Cicërimat e fëmijëve konispolatë vinin në gjuhën angleze, të mësuar me durim dhe me mjete didaktike digitale, prej një vajze të mësuar si Haley.

Mësimdhënia na thanë se mbetet një nga profilet e Haley. Pasi ajo bën në Konispol edhe infermieren, që është profesioni i parë i saj.
Po kështu, Haley është përshirë në dhënien e lëndës së edukimit fizik dhe lëndëve të tjera, që e bëjnë ta shprehë në mënyrë sa më shteruese veten

Për Haley është pasuri që, përkundrejt dhënies së mësimit të anglishtes, ka marrë si dhuratë mësimin e shqipes, që i tingëllon plot natyralitet, se e ka mësuar në Konispol, ku shqipja ka rrënjë të thella, me personazhe si Hasan Tahsini.

Vetë Haley, të cilës nuk i largohet ndonjëherë buzëqeshja nga fytyra, shprehet mirënjohëse për çfarë ka gjetur në Konispol.
Njëlloj sikur, nga shërbimet që jep, të ishte përfituese ajo vetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *