Sarandë, Oltion Çaçi: Përmbyllet me sukses Kampionati Individual i Shahut për nxënësit e shkollave 9-vjeçare
Qendra Kulturore e Fëmijëve, në bashkëpunim me Klubin e Shahut në Sarandë, organizoi Kampionatin Individual të Shahut për nxënësit e shkollave 9-vjeçare.
Ky kompeticion, që solli emocione dhe rivalitet sportiv mes fëmijëve, u përmbyll me çertifikimin e të gjithë pjesëmarrësve.
Nisma synon të nxisë pasionin për lojën e shahut tek të rinjtë, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësitë logjike dhe strategjike.
Aktiviteti u mirëprit nga komuniteti dhe pritet të kthehet në një traditë për brezat e ardhshëm të shahistëve në Sarandë.