Stresohet Manjola Nikollo: Mes gjithë këtë vap, po na presin dhe ujin….

Kryetarja e Rithemelimit te Sali Berishes ne Sarande Manjola Nikollo eshte shfaqur e stresuar ne nje postim te sajin ne rrjetet sociale.

Ajo ankohet se shume turiste te huaj me banim ne Sarande jane pa uje kjo per shkak te prerjes nga ana e Task-Forces qe ka nderprere ujin atyre personave qe nuk e kane paguar.

“Turistë nga e gjithë bota 🌍 kanë ardhur edhe këtë sezon veror në Sarandë.

Por vec bukurive natyrore 🏝 të zonës, vlerave të jashtëzakonshme të qytetit tonë, ujit, plazhit 🏖 🌊, ushqimit🍜, mikpritjes sarandiote 🤗, ata kanë ndeshur edhe me absurdin e urdhërave të Task Forcës së ngritur nga OSHEE e Ujësjellësi, të cilët kanë nxjerrë “pincat arrogante” 🪛🛠, për të prerë ✂️ linja furnizimi në kulmin e sezonit, pa e kthyer kokën për të parë cfarë ndijesie 🤔 shkaktojnë në publik, e cfarë habie ⁉️ shkaktojnë tek vizitorët miq.

Pavarësisht se të gjithë ne jemi njerëz  që e duam ligjin dhe promovojmë zbatimin e tij nga cdokush, ndërhyrje të këtij lloji, në mungesë totale takti, në pikun e sezonit turistik, janë vetëm imazh i prishur për vendin.

Janë me dhjetra raste, kur turistë të huaj, të cilët kanë blerë banesa në Sarandë dhe vijnë gjatë sezonit për të pushuar në to, janë gjendur para faktit të kryer, pa drita, pa ujë, pa paralajmërime, pa komunikim.

Ndaj i sheh ata sot me supe ngritur, pasi edhe zgjidhjen alternative nuk ua jep kush.

“Pinca arrogante” nuk jep përgjigje, ajo vetëm pret tela e tuba, pa harruar se nuk duhet të bëjë gabimin që të presë tela zemre 😥, sepse ata nuk rilidhen më kurrë 🫡.

E duam ligjin, i duam institucionet, por nuk duhet të harrojmë, se europianë na bën kultura, fjala, zemra!”, shkruan Manjola Nikollo.