Sarandë, Olti Çaçi: Pastërtia e qytetit është përgjegjësi e përbashkët
Kryetari i Bashkisë Sarandë, Olti Çaçi, ka bërë thirrje për një angazhim të përbashkët në ruajtjen e pastërtisë së qytetit. Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, ai ka vlerësuar punën e palodhur të ekipeve të pastrimit, ndërsa ka theksuar se mbajtja e Sarandës të pastër dhe të bukur është detyrë e të gjithëve.
“Pastërtia e qytetit është jo vetëm fryt i punës së palodhur të ekipeve të terrenit, por edhe një përgjegjësi e përbashkët e gjithë komunitetit! Le të kujdesemi së bashku për një mjedis më të pastër dhe më të bukur!”, shprehet Çaçi.
Bashkia Sarandë po vijon përpjekjet për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për të mbajtur hapësirat publike të pastra. Në këtë kuadër, kërkohet një bashkëpunim më i madh i komunitetit për të ruajtur imazhin e qytetit si një destinacion turistik i pastër dhe mikpritës.