Sarandë – Kryetari i Bashkisë Olti Çaçi: Vijojnë investimet për përmirësimin e infrastrukturës urbane

Kryetari i Bashkisë Sarandë, Olti Çaçi, ka bërë me dije se punimet për përmirësimin e infrastrukturës në qytet po vijojnë me intensitet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai theksoi se investimet po shtrihen në çdo lagje dhe cep të Sarandës, duke pasur si prioritet rrugët dhe hapësirat publike.

“Vazhdojmë punimet me prioritet përmirësimin e infrastrukturës 🚧🛣 në çdo lagje dhe cep të qytetit,” u shpreh Çaçi.

Ky angazhim vjen si pjesë e planit të Bashkisë për modernizimin e qytetit dhe rritjen e cilësisë së jetesës për banorët dhe vizitorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *