Sarande/ Goditën 42-vjeçarin me sende të forta, identifikohet një nga autorët në kërkim (EMRAT)
Policia ka shpallur në kërkim shtetasin Xhevair Mejdi, së bashku me dy shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, të cilët dyshohet se kanë goditur me sende të forta, shkopinj dhe leva hekuri, shtetasin Leonidha Mako, duke i shkaktuar dëmtime trupore.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:30 në lagjen nr. 2 të Sarandës. Sipas hetimeve të kryera, ngjarja erdhi pas një konflikti të mëparshëm mes shtetasve Leonidha Mako dhe Florian Mejdi, xhaxhai i Xhevair Mejdit, gjatë ditës në rrugën “Lefter Talo”.
Lidhur me këtë ngjarje është nisur gjithashtu procedimi penal për Florian Mejdin, xhaxhai i Xhevair Mejdit, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
Aktualisht, forcat e policisë po vijojnë punën për kapjen e tre shtetasve të dyshuar, të cilët janë të përfshirë në këtë incident të rëndë.