Manjola Nikollo kërkon vota përkrah Xhelal Mziut
Ish kryetarja e degës së PD Sarandë, Manjola Nikollo, është shfaqur në një takim në Korfuz me disa demokratë duke u kërkuar votën për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj.
Dhe në krah të saj për “bindur” qytetarët Nikollo kishte në krah Xhelal Mziun.
“Së bashku me Drejtuesin Politik të Qarkut Dibër, z. Xhelal Mziu dhe Koordinatori për Greqinë z.Ylli Asllani,zhvilluam një takim me bashkëqytetarët tanë që jetojnë në Korfuz.
Nje takim i zjarrtë dhe pritje e ngrohtë,duke na dhënë mbështetjen e tyre maksimale,në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit”, shkruan ish kryetarja e degës së PD Sarandë, Manjola Nikollo.