Ekipi i shahut të Butrintit shpallet kampion i Shqipërisë për vitin 2022

Ekipi i shahut të Butrintit është shpallur kampion kombëtar për vitin 2022, në kampionatin e zhvilluar në Lezhë ku startoi nga data 24 deri më 30 tetor.

Në këtë kampionat merrnin pjesë tetë ekipi, ku vendin e parë e zuri ekipi i Butrintit duke u shpallur kampion.

Butrinti përbëhej nga talentët Eklea Omeri, Klevin Kosta, Lime Mihasi që ishte trajner dhe lojtar, IM Ilir Seitaj, FM Zino Veleshnja, Malsed Kapo, Cclirim Guxho, Erald Mihasi.

Përveccse fitues si ekip kampion, Butrinti fitoi edhe në katër tavolina, me IM Ilir Seitaj fitues i tavolinës së dytë, FM Zino Veleshnja fitues i tavolinës së tretë, Eklea Omeri fituese e tavolinës së pestë me pesë fitore dhe dy barazime, ndërsa Klevin Kosta fitues i tavolinës së gjashtë me shtatë fitore.

Një rezultat fantastik i gjithë skuadrës së Butrintit duke treguar edhe njëherë forcën e tyre në këtë sport.