Ksamil, nis zbatimi i projekteve për urbanizimin e infrastrukturës
Rrugët që lidhin zonat periferike me Ksamilin kanë përfunduar nga asfaltimi duke përmirësuar dukshëm infrastrukturën në këtë qytezë.
Sipas bashkisë Sarandë që ka kryer këtë investim që mungonte prej shumë vitesh, e me këto projekte që shkojnë pranë Liqenit përmirësohet dukshëm infrastruktura dhe lagjet që përfitojnë nuk janë më zona periferike të izoluara.
Këto investime të realizuara dhe të tjera që janë në përfundim e sipër marrin më shumë rëndësi pasi po afron sezoni i ri turistik dhe Ksamili një perl e turizmit shqiptar, krijon hapsira më të mëdha zhvillimi në këtë sektor.