Konispol: Përurimi i dy kabineteve të rinj në shkollën “Bido Sejko”

Në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Bido Sejko” në Konispol u përuruan sot dy kabinete të rinj për gjuhë të huaj dhe biologji-kimi, të ndërtuar me standarde bashkëkohore. Ky projekt u realizua nga Agjencia Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim (TIKA) me mbështetjen e Fondacionit Alsar.

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Z. Tayyar Kagan Atay, drejtori i TIKA-s Z. Mustafa Ata, drejtori i Fondacionit Alsar Z. Mehdi Gurra dhe Atasheu turk i Arsimit Z. Metin Bulut.

Kabinetet e reja do të ofrojnë një mjedis më të avancuar për mësimdhënie dhe mësimnxënie, duke përmirësuar cilësinë e arsimit për nxënësit e kësaj shkolle. Ky investim është një hap i rëndësishëm në përmirësimin e kushteve të studimit dhe zgjerimin e mundësive edukative për të rinjtë e zonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *