Goditën me pëllëmbë 16-vjeçarin, dy burra nën hetim

Policia e Sarandës ka nisur një procedim penal ndaj dy shtetasve 58-vjeçarë, të dyshuar për dhunë ndaj një të mituri dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Policia e Sarandës ka referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal për shtetasit G. L., 58 vjeç, dhe A. D., 58 vjeç.

“Ata dyshohen se, për motive të dobëta, kanë goditur me pëllëmbë një të mitur 16-vjeçar. Gjatë kontrollit të ushtruar në stanin e tyre në fshatin Çukë forcat e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Hetimet për këtë rast dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *