Jolio Dine reagon ndaj Ramës: Jam unë çam dhe më ke përballë

Kandidati i Partisë Demokratike Jolio Dine i është kundërpërgjigjur kryeministrit Rama, i cili është shprehur  se në listat e Partisë Demokratike nuk ka asnjë çam.

“Edi Ramen e ka zene paniku dhe eshte trullosur nga humbja e sigurt. Te drejte ka qe thote se Partia Demokratike nuk ka perfaqesues ne liste per komunitetin cam, se Edi Rama as nuk i njeh e as nuk i do camet!

E kujtoj Edi Ramen se une dhe kandidati me nr.5 Gezim Ademaj, jemi ne liste edhe si perfaqesues te komunitetit cam.

Une jam Jolio Dine, pinjoll i familjeve Korro e Shorri nga Konispoli, por edhe nip ne Shales e ne Dishat. Jam lindur e rritur ne Sarande, por jam krenar qe rrjedh nga dy fise te nderuara Konispolate.

E ndiej veten perfaqesues edhe te asaj zone se nuk e kam ndare kurre veten nga banoret e Bashkise Konispol, kam qene dhe do jem pjese e atij komuniteti dhe e ftoj Kryeministrin te pyesi mire dhe ne rast se nuk pyet, pergjigjen do e marre ne 25 prill”, shkruan Dine.