Bashkia Delvinë intensifikon punimet për përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike
Kryetari i Bashkisë Delvinë, Besmir Veliu, ka ndarë me qytetarët angazhimin e vazhdueshëm të institucionit që drejton për përmirësimin e jetës së banorëve.
“Punohet çdo ditë e në çdo cep për banorët e Delvinës”, ka theksuar ai, duke nënvizuar investimet dhe ndërhyrjet që po kryhen në infrastrukturë dhe shërbime publike.
Nga rikonstruksioni i rrugëve dhe ndriçimit publik, deri te përmirësimi i hapësirave të përbashkëta dhe shërbimeve komunale, Bashkia Delvinë synon të rrisë cilësinë e jetesës për qytetarët e saj.
Angazhimi i institucioneve vendore dhe bashkëpunimi me komunitetin mbeten kyç për të çuar përpara projektet në dobi të zhvillimit të qytetit dhe fshatrave përreth.