Anila Denaj takon organizatat socialiste në Sarandë: Fokus te angazhimi dhe përfshirja e diasporës në zgjedhjet e 11 majit
Deputetja Anila Denaj, së bashku me Eleron Harizajn, ka zhvilluar një takim me organizatat socialiste të Lagjes 1 dhe 2 në Sarandë, ku është diskutuar për fuqizimin e angazhimit dhe komunikimit brenda strukturave lokale.
Gjatë takimit, u theksua rëndësia e përfshirjes së diasporës në procesin vendimmarrës, duke intensifikuar kontaktet për të siguruar që bashkëatdhetarët jashtë vendit të jenë pjesë aktive e zgjedhjeve të 11 majit.
Denaj nënvizoi se bashkëpunimi dhe mobilizimi i strukturave do të jenë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, duke vënë theksin te rolit e qytetarëve në proceset demokratike.