VIDEO/ Grushte, shkelma dhe të shtëna me armë, dalin pamjet nga sherri masiv në Sarandë ku u përfshinë edhe efektivë të policisë

Dalin pamjet e sherrit masiv të ndodhur më 2 janar 2025 në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku u përfshinë edhe katër efektivë policie.

Ngjarja u shënua rreth orës 01:30, të datës 2 janar 2025, në fshatin Gjashtë, pranë një restoranti.

Në videon e siguruar nga ”Shqiptarja.com” duket që një person është i veshur dhe me uniformën e policisë, ndërsa policia informoi se punonjësi i policisë Alvaro Sulejmani përdori armën e shërbimit.

Sipas dëshmive, dy vëllezërit Enea Nexhipi dhe Albion Nexhipi drejtonin një biznes të makinave me qira. Polici Alvaro Sulejmani i kishte një borxh lidhur me një makinë që u kishte marrë. Ai u shkoi te shtëpia e vëllezërve Nexhipi pas mesnate së bashku me 10 veta të tjerë duke dhunuar, gjuajtur me sende të forta. Ka pasur dhe të shtëna me armë.

Dy vëllezërit Albion dhe Enea Nexhipi janë dëmtuar me sende të forta por janë jashtë rrezikut për jetën informoi policia një ditë më pas, ndërsa policia arrestoi 4 punonjës policie: Alvaro Sulejmani dhe 2 vëllezërit Inklid dhe Mihal Suljmani si dhe Ergis Sulejmani kushëri i tyre. Në pranga kanë rënë dhe 4 shtetas të tjerë ndërsa 2 po hetohen në gjendje të lirë dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim.

Të arrestuar:
Punonjës policie:
Alvaro Sulejmani,
Inklid Sulejmani,
Mihal Sulejamni,
Ergis Sulejmani

Shtetas:
Kejvi Sulejmani,
Shemsho Sulejmani,
Delars Duka,
Kristjan Xhaferri.

Të ndjekur në gjendje të lirë:
Enea Nexhipi,
Albion Nexhipi

Të shpallur në kërkim:
Igli Duka,
Beqir Çoçka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *