Deputetja e Sarandës mahnitet nga biografia e presidentit komunist të Azerbajxhanit

Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka mbetur e befasuar nga biografia e Hajdar Alijevit, presidentit komunist të Azerbajxhanit, familja e të cilit sundon Azerbajxhanin prej vitit 1990.

Ajo, së bashku me Flamur Nokën dhe Klevis Balliun, kanë marrë pjesë në promovimin e librit me kujtime të Alijevit.

“Kujtimet e presidentit Alijev, që krijoi Azerbajxhanin modern, kanë ardhur edhe në shqip. Përmes këtij botimi pasqyrohen shënimet, takimet dhe zhvillimet e tjera të aktivitetit të tij politik,” shkruan Ina Zhupa.

Nuk është e qartë përse deputetët e PD, që quhen demokratikë, adhurojnë një ish-lider komunist që ka shtypur opozitën. Ndoshta e vetmja gjë që u ngjall nostalgji është fakti se edhe Alijevi e ka filluar më 1990, ashtu si Doktori. Por ai të paktën ka vdekur; Doktori rron akoma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *