Aksident në kantierin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, fadroma përplas për vdekje 60-vjeçarin
Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në kantierin e ndërtimit në Aeroportin e Vlorës.
Sipas burimeve, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur mesnatën e së premtes dhe të shtunës, ku një 60-vjeçar, shtetasi Nusret Xhoka nga Dibra sapo ka zbritur nga kamioni, është përplasur nga një mjet i tonazhit të rëndë (fadrom) dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Policia bën me dije se ka arrestuar shoferin e fadromës, një 63-vjeçar nga Prishtina, shtetasin Rrahman Sllamniku, për ngjarjen e rëndë.
Ndërkohë grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Vlore
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin Rr. S., 63 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, pasi dyshohet se më datë 17.01.2025, rreth orës 21:20, në kantierin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, duke drejtuar një fadromë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj dhe ka përplasur një trajler. Si pasojë, drejtuesi i trajlerit, shtetasi N. Xh., 60 vjeç, banues në Dibër, ka humbur jetën.