Karantina në Sarandë, largohen dhe personat e fundit

Qytetarët shqiptarë që kishin mbërritur nga Greqia ilegalisht, ishin karantinuar në konviktin e shkollës së mesme teknike në Sarandë.

Ata kanë përfunduar qëndrimin në karantinë, duke u larguar dhe personat e fundit.

Pas përfundimit të karantinës, ata kanë falenderuar stafin për përkujdesjen që ka kryer gjatë gjithë kësaj periudhe.

Pas largimit të tyre është kryer dhe dezinfektimi në ambientet e brendshme dhe të jashtme, i cili tashmë do të jetë në dispozicion të nxënësve që akomodohen aty.