Sarandë, Oltion Çaçi feston fundvitin me të moshuarit e Qendrës Polivalente “Feti Rugji”
Në një atmosferë festive dhe plot ngrohtësi, Kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, mori pjesë në drekën e fundvitit të organizuar për të moshuarit e Qendrës Polivalente “Feti Rugji”.
Takimi u karakterizua nga momente gëzimi dhe urime të përzemërta për Vitin e Ri 2025, duke e kthyer këtë event në një moment të veçantë për komunitetin e të moshuarve të Sarandës.
“Momente gëzimi dhe atmosferë festive me urimet më të përzemërta për Vitin e Ri 2025 në drekën e fundvitit me të moshuarit e Qendrës Polivalente “ Feti Rugji”, thekson Oltion Çaçi.
Kjo drekë festive jo vetëm që shërbeu për të festuar fundvitin, por edhe për të shprehur vlerësimin dhe kujdesin e Bashkisë për të moshuarit, duke ndarë me ta mesazhe mirënjohjeje dhe shprese për një vit të ri të suksesshëm dhe të begatë.
Kryetari Çaçi falënderoi të pranishmit për kontributin e tyre ndër vite dhe siguroi që Bashkia Sarandë do të vazhdojë të jetë pranë tyre me projekte dhe iniciativa që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë komunitetin.