Saranda 1 orë pa energji elektrike, mungon reagimi i OSHEE
Sarandë – Banorët dhe bizneset e qytetit bregdetar janë duke përjetuar një ndërprerje të papritur të energjisë elektrike, e cila ka zgjatur mbi një orë. Deri tani, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar mbi shkaqet e ndërprerjes apo kohën e mundshme të rikthimit të energjisë.
Mungesa e energjisë ka shkaktuar shqetësime të mëdha, sidomos për bizneset lokale që operojnë gjatë sezonit festiv dhe për qytetarët që janë të varur nga energjia për aktivitetet e përditshme.
Banorët po kërkojnë transparencë dhe ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të zgjidhur situatën dhe për të shmangur dëmet që po shkaktohen. Në mungesë të një njoftimi zyrtar, qytetarët janë të detyruar të presin rikthimin e energjisë në pasiguri totale.
(SarandaNews)