Politikanët e Sarandës urojnë qytetarët për Krishtlindje
Festat e Krishtlindjes kanë sjellë një atmosferë urimesh dhe mesazhesh dashurie nga politikanët e Sarandës, të cilët i janë drejtuar qytetarëve me fjalë të ngrohta dhe plot frymëzim.
Kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, shkruan:
“Ju urojmë një Krishtlindje të mbushur me dashuri dhe momente të paharrueshme pranë njerëzve tuaj të dashur. Le të jetë ky sezon festash një frymëzim për mirësi dhe suksese të reja!”
Kryetarja e degës së PD në Sarandë, Manjola Nikollo, shpreh urimet e saj me këto fjalë:
“Gëzuar Krishtlindjen! Në këtë festë të ndritshme, uroj për të gjithë ju miqtë e mi paqen dhe të mirën, dashurinë dhe lumturinë, begatinë dhe shëndetin e plotë. Qofshin të bekuara! Gëzuar!!”
Ndërkohë, Ministrja e Bujqësisë dhe deputetja e Sarandës, Anila Denaj, përcjell një mesazh të frymëzuar nga shpirti i Krishtlindjes:
“Ja Krishti lind, lavdërojeni. Ja Krishti qiellit vjen, dilni priteni. Ja Krishti mbi dhénë, ngrihuni!
Në këto ditë kremtuese, të lartësohemi drejt një jete lavdërimi dhe dashurie. S’ka gjë më të bukur se të duash, “në Krishtin”, vërtet të duash. ‘Perëndia është dashuri. Ai që qëndron në dashuri qëndron në Perëndinë dhe Perëndia qëndron në të.’
Krishtlindje të Bekuara!”
Deputetja e PD për Sarandën, Ina Zhupa, ka zgjedhur një urim të thjeshtë por kuptimplotë:
“Gëzuar Krishlindjet!”
Saranda i mirëpret këto urime të ngrohta, duke reflektuar shpirtin festiv dhe frymën e unitetit për të gjithë qytetarët e saj.