Kryetari i Bashkisë Sarandë mbështet talentet e reja të sportit: Çmime për kampionët e vegjël të Akademisë së Basketbollit “Butrinti”
Kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, mori pjesë në një mbrëmje festive të organizuar nga Akademia e Basketbollit “Butrinti”, ku u nderuan fëmijët e talentuar që po shkëlqejnë në këtë sport. Gjatë eventit, kryebashkiaku Sarandës shpërndau çmime për kampionët e vegjël, duke shprehur krenarinë e tij për të rinjtë e qytetit.
“Saranda është krenare për kampionët e saj. Së bashku do të punojmë për të investuar në të ardhmen e tyre,” deklaroi Çaçi, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së sportit dhe zhvillimit të të rinjve në komunitet.
Akademia e Basketbollit “Butrinti” ka shërbyer si një model frymëzimi dhe është një shembull i shkëlqyer për rritjen e talenteve të reja, duke u ofruar fëmijëve një mundësi për të ndjekur ëndrrat e tyre sportive. Mbrëmja ishte një moment emocionues për të gjithë pjesëmarrësit dhe një dëshmi e angazhimit të komunitetit për një të ardhme më të mirë për brezin e ri.