Plagosi me thikë dy vëllezër në Sarandë, shpallet në kërkim 28-vjeçari

Një 28-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Sarandë.

Sipas policisë shtetasi M.B., banues në Sarandë, më datë 08.10.2024, pas mesnate, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasit E. V., 37 vjeç dhe E. V., 34 vjeç, vëllezër me njëri-tjetrin.

Raportohet se dy vëllezërit janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autoritetet po punojnë për kapjen e 28-vjeçarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *