Zjarr i fuqishëm në Finiq, rrezikohen banesat

Zjarr i fuqishëm në Finiq. Nga flakët raportohet se po rrezikohen banesa.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikëses dhe po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.

Siç shihet nga pamjet, nga flakët janë djegur ullinj, por dhe bimësia. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.