Konispol/ Saga e krimeve: 69-vjeçari vrau gruan me sëpatë, i ati kishte vrarë 3 gra të tjera
Historia e familjes Islamaj në fshatin Shalës të Sarandës është e denjë për filma. Drama e kësaj familjeje duket se e ka pikënisjen vite më parë.
Origjina e tyre është nga fshati Markat i Bashkisë Konispol, pak kilometra larg Shalësit. Huso Islamaj, 69 vjeç, i cili dyshohet se vrau bashkëshorten e tij me sëpatë në orët e para të mëngjesit, njihej si person problematik nga bashkëfshatarët e tij. Por me tepër se kaq, krimi i vrasjes duket se i ka rrënjët më të thella në këtë familje.
Babai i Huso Islamajt, i njohur në fshat si Xhevit Cene, është dyshuar më parë për të paktën tre vrasje. Dhe të treja kanë qenë bashkëshortet e tij. Njërën nga bashkëshortet e ka vrarë duke e hedhur në gropë të gëlqeres, tjetrën e ka vrarë duke e hedhur në pus, ndërsa tjetrën e ka mbytur në lumë, duke e çuar në tre numrin e viktimave. Ai njihej si njeri shumë i dhunshëm në fshat, duke kryer edhe veprime shtazarake ndaj bashkëshorteve.