Këmbëzbathur dhe me pantollona të shkurtra, Rama shijon pushimet në jug të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama po shijon disa ditë pushime në jug të Shqipërisë, pas ndryshimeve të bujshme në kabinetin qeveritar.

Ai u pa mbrëmë në fshatin Vuno, vendlindja e nënës së tij duke ecur zbathur në kalldrëm dhe më pas ndaloi për të pirë kafe në qendër të fshatit.

Qytetarët e tjerë e shikonin me habi për shkak të paraqitjes së tij modeste. Kreu i qeverisë dëshmoi edhe njëherë që di të tërheq vëmendjen kudo që shkon.