Gjendet i pajetë 38-vjeçari në plazhin e Ksamilit
Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë tek shkëmbinjtë tek “Gjiri i Barxhos”, në Ksamil, në një masiv shkëmbor në det.
38-vjeçari banues në Tiranë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht si pasojë e një arresti kardiak.
Nga informacionet e para dyshohet se ai kishte dalë për lundrim me një mjet kanoe dhe ka qenë duke bërë zhytje në këtë zonë.
Policia po heton ngjarjen.