Zgjedhjet në Himarë, 9 ditë fushatë zgjedhore

Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të mblidhet ditën e sotme për të miratuar afatet procedurale për përgatitjen e zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 4 gusht në Bashkinë e Himarës.

Sipas projektvendimit të publikuar një ditë më parë nga KQZ, fushata elektorale për zgjedhjet e Himarës do të zgjasë vetëm 9 ditë dhe ajo do të hapet më datë 26 Korrik.

Përsa i përket afateve për kandidatët mësohet se kërkesa për regjistrimin e subjekte zgjedhore duhet të paraqitet në KQZ jo më vonë se data 15 Korrik 2024.

Koalicionet zgjedhore duhet të paraqesin në KQZ kërkesën për regjistrimin jo më vonë se data 19 Korrik 2024, teksa kandidatët jo më vonë se 22 korriku.

Presidenti i Republikës vendosi të dekretojë 4 gushtin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve në Himarë, pasi KQZ më herët vendosi pavlefshmërinë e mandatit të Fredi Belerit, i cili u dënua me 2 vite burg nga Apeli Posaçëm për blerje votash.

Mazhoranca ka caktuar Vangjel Tavon si kandidatin e saj, i cili aktualisht qëndron në postin e prefektit të Vlorës, teksa nga radhët e opozitës nuk ka ende një emër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *