Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Belerit për anulimin e dekretit të Begajt
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e Fredi Belerit për pezullimin e zgjedhjeve të 4 gushtit në Himarë.
Seanca e dytë u zhvillua sot dhe sipas avokates së Fredi Belerit dhe PBDNJ, Klodiana Gjyzari, “presidenti caktoi një datë pa skaduar afati që Fredi Beleri të ankimojë vendimin e KQZ-së”.
Gjyzari theksoi se ai “ka të drejtë deri më 5 gusht ora 16:00”.
Ndërsa përfaqësuesja e Presidencës u shpreh: “Presidenti u vu në lëvizje pasi organi kompetent shpalli vakancën, e po ashtu një organ tjetër kompetent e njoftoi zyrtarisht.
PBDNJ e ka njohur datën 4 gusht, sepse ka vijuar me regjistrimin e kandidatit dhe fushatën. Paditësi Beleri nuk duhet të legjitimohet si palë”.