“Vjehrri i Adriatik Lapajt, Alltun Çela më kërkon t’i jap 30 milionë lekë pse e quaj kriminel”
Nga Bledi Mane
Ka qenë kryetar i gjykatës së Sarandës. Iu nënshtrua procesit të vettingut dhe nuk e kaloi dot. Edhe në shkallë të parë, edhe në Apel ia damkosën të njëjtin vendim.
E zbythën me ceremoni nga sistemi i drejtësisë me këtë motivacion:
“Shkarkimi i gjykatësit Alltun Çela u vendos pasi ai u gjet se kishte mashtruar për pasurinë, pasuri e vënë me lekët e korrupsionit. Ky gjykatës është i papërshtatshëm në kriterin e pastërtisë së figurës” dhe po ashtu u konsiderua me “cilësi të papranueshme në punë, gjykim të dobët dhe nuk është efektiv”.
Pra shkurt, shkoqur, saktë e kanë qëruar se është i korruptuar dhe korrupsioni është vepër penale. Alltun Çela është KRIMINEL!
Ndërkohë mua gazetarin Bledi Mane më ka çuar në gjykatë dhe më kërkon 30 milionë lekë dëmshpërblim se i kam ulur autoritetin dhe i kam cënuar personalitetin duke e quajtur të “korruptuar e KRIMINEL”…
Imagjinoni çfarë logjike profesionale përdor ky embrion i kalbur i krimit. Mirë Alltuni që është plak e demode nga arsimimi 6 mujorsh si jurist plepash, por më çudit dhëndëri i tij llapaqeni 24 orësh Adriatik Lapaj sesi nuk e orienton kur bën padi kundër gazetarëve. Gjithësesi unë edhe në sallë të gjyqit do jem konstant e do ia përplas në fytyrë Alltunit krimet e tij, pyetja pa përgjigje vazhdon ende: Paratë e vjehrrit KRIMINEL ti Adriatik Lapaj i pastron?