Vangjel Tavo sfidon Petro Gjikurinë: Të dalim në debat publik para banorëve të Himarës

Kandidati i PS per bashkine e Himares, Vangjel Tavo, ka ftuar ne nje debat kandidatin e opozites Petro Gjikurine.

Tavo madje kerkon qe debati te zhvillohet ne publik ne pranine e banoreve te Himares.

“Banorët e nderuar të Himarës meritojnë një komunikim të hapur e shpalosje të drejtpërdrejtë të vizionit dhe programit të drejtimit të Bashkisë Himarë.

Ndaj, bëj ftesë publike për një ballafaqim mediatik midis kandidatëve në prani të banorëve të Himarës”, shprehet Vangjel Tavo.