Java e flamurit në Sarandë

Nxënësit nga shkolla 9-vjeçare “Shefqet Sulejmani” ishin të parët që u përfshinë në veprimtaritë e organizuara nga Bashkia e Sarandës në kuadër të kësaj javë, e shpallur JAVA E FLAMURIT.

Ata vizituan Muzeun e Traditës, ku historiani Xheladin Beqiri “Mjeshtër i Madh”, u tregoi për traditat patriotike e liridashëse të sarandiotëve.

Pas kësaj ata kaluan në sallat e Galerisë “Art-Saranda”, ku piktori Lefter Çeko u prezantoi këto tradita, të shprehura me punët e ekspozuara të artit pamor.

Aktorët e Qendrës Kulturore benë një etyd me poezitë dedikuar Pavarësisë dhe Çlirimit.

Në ditët në vijim të JAVËS SË FLAMURIT vizitorë të radhës të Muzeut të Traditës dhe Galerisë, do të jenë nxënës nga shkollat e qytetit të Sarandës, nga Ksamili dhe fshatrat përreth Sarandës, sipas një kalendari të hartuar në bashkëpunim me Zyrën Arsimore Sarandë.