Takim përforcues i marrëdhënieve Shqipëri-Ukrainë: Ambasadori Shkurov viziton Sarandën
Kryebashkiaku i Sarandës Oltion Caci ka zhvilluar një takim në zyrën e tij me ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, z. Volodymyr Shkurov.
Tema e diskutimit mes tyre ka qenë mbi komunitetin ukrainas në Sarand si dhe rreth disa mendimve lidhur me forcimin e marrëdhënieve bilaterale.
“Kënaqësi të prisja ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, z. Volodymyr Shkurov. Diskutuam mbi komunitetin ukrainas në qytetin tonë dhe ndamë mendime lidhur me forcimin e marrëdhënieve bilaterale.
Takim që do të ndihmojë në thellimin e bashkëpunimit dhe miqësisë midis dy vendeve tona”, shkruan kryetari i bashkisë së Sarandës Oltion Caci.