Sezoni turistik në Sarandë, turistët drejtohen drejt banesave me qira
Sezoni turistik në nisje të muajit korrik, pritej që të hynte në fashën e lartë.
Në fakt, plazhet janë plot me frekuentues, shëtitorja e tejmbushur mbrëmjeve dhe rrugët me fluks të lartë automjetesh.
Ndërkaq, hotelierët janë të befasuar nga mungesa e klientelës.
Kjo përkthehet që turistët e kësaj vere të jenë orientuar në prenotimin e shtëpive dhe jo të hotelerisë.
Në panoramën që paraqet ecuria e sezonit turistik 2024, muajt maj e qershor vlerësohen me rritje të prurjes, krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që pranohet se krahasimi zbehet në nisje të korrikut.